Fuoristrada përplas motorin në aksin Lezhë-Milot, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku një fuoristradë është përplasur me një motor.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë ndërprerja e menjëhershme e rrugës së automjetit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *