Në datën 1 qershor 2021 një kompani e re u regjistrua në regjistrin tregtar shqiptar. Kompania “Finantex” me nipt M11803035A ka si aktivitet të deklaruar: “Shërbime marketing, programimi, menaxhim rrjetesh kompjuterike, ndërtim ëeb developer, ëeb design, brënda dhe jashtë vendit, si dhe çdo gjë tjetër që nuk bie në kundërshtim me ligjin”. Administrator dhe ortak i vetëm i shoqerisë është shtetasi Klaus Shaqiri.
Por në objektin e kompanisë së tij, në pjesën që deklaron “…si dhe çdo gjë tjetër që nuk bie në kundërshtim me ligjin, Klaus Shaqiri ka menduar se të mashtrosh europianët me platformat forex, duke qënë se nëpër Tiranë është bërë si “sport” që ushtrohet kudo, qënka e ligjshme.
Klaus Shaqiri me profesion doktor, ka menduar që “pacientëve” europianë t’i lehtësojë “dhimbjet” e të paturit lek nëpër llogari bankare. Kështu Klausi bashkë me bandën e tij të operatorëve dhe retentionave, nëpërmjet platformave mashtruese të investimeve , i zbraz llogaritë me lloj e soj skemash.
Klaus Shaqiri punon I pashqetësuar bashkë me grupin e vet të vjedhësve profesionistë, jo vetëm fale miqve dhe lidhjeve familjare në policinë e shtetit, por edhe falë “bexhit” që disponon si zyrtar I shtetit.
Klaus Shaqiri prej disa vitesh punon edhe si inspektor në Inspektoriatin Shëndetësor Rajonal Tiranë.
-Kush e mbron aktivitetin kriminal të Klaus Shaqirit?
-Cilët janë zyrtarët që kanë dijeni dhe përdorin influencën për të vijuar ky aktivitet kriminal?
-Si transferohen në drejtim të italisë, një pjesë e parave të vjedhura me forex?
-Cilat janë bisneset e tjera ku janë investuar milionat e vjedhura?
-Vijon-