Vrasja e Egli Progës/ Ndryshon masa e sigurisë për 3 dëshmitarët që u lanë të lirë

Pas ngjarjes tragjike që rezultoi në vrasjen e Egli Progës në Pogradec, tre dëshmitarë të pranishëm gjatë incidentit, Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, do të njohin masën e sigurisë.

Ndryshimi i masës nga detyrim paraqitje në arrest me burg vjen pasi këta individë nuk kanë raportuar krimin, duke penguar kështu zbardhjen e së vërtetës.

Egli Proga, babai i dy fëmijëve, u vra më 10 gusht nga Denis Meçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, pas një sherri mes të dyve në një lokal të afërt. Prokuroria ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, e cila përfshinte procedimin penal për vrasje nga pakujdesia.

Aktualisht, po hetohet për një ndërhyrje në kamerën e sigurisë të lokalit, me qëllim rikthimin e pamjeve të incidentit, që pritet të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të vrasjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *