“La Republica” shkruan se anija Libra e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Shqipëri për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.
Në bord u krye një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e kërkuara: të ardhur nga vende të sigurta, meshkuj.
Në drejtim të operacionit është Ministria e Brendshme Italiane. Javën e kaluar u vunë në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjadër dhe do të akomodojnë emigrantët e transferuar.