Tabaku: Reforma e pensioneve është e domosdoshme për pensionistët

Deputetja Jorida Tabaku e Partisë Demokratike kritikoi skemën aktuale të pensioneve, duke theksuar se 700.000 pensionistë në Shqipëri varen nga një pension që e quajti lëmoshë.

Ajo shpjegoi se raporti i pensionistëve me popullatën është 30%, një nga më të lartat në rajon, dhe këtë e konsideroi si një arsye për nevojën e reformës.

“Shqipëria ka sot normën më të lartë të pensionistëve si përqindje të popullsisë, 30%. 700.000 pensionistë varen sot nga pensionet, nga lëmoshat në fakt që ofron qeveria. Rritja e fundit, që nuk ishte as indeksim, 25 Lekë në ditë, tregon qartësisht se skema e pensioneve ka dështuar për t’ju ofruar një jetë dinjitoze 700.000 pensionistëve.”– tha Tabaku.

Tabaku e cilësoi reformën e 2015-s si të dështuar, duke theksuar se modelin ekonomik aktual nuk po krijon bazën e nevojshme për një sistem pensionesh të qëndrueshëm.

Model ekonomik i cili po të jetë i shëndetshëm, ofron një pension të shëndetshëm. Po të jetë i mirë dhe i qëndrueshëm, sigurisht që ofron një pension të shëndetshëm. Por duke qenë se sot rritja e pagave bëhet me telekomandë dhe jo sipas nevojave që ka tregu dhe biznesi, sot reforma e pensioneve ndodhet në një pikëpyetje të madhe”- u shpreh Tabaku.

Ajo kërkoi një reformë të thellë që të mbështetet në një model ekonomik që promovon rritjen dhe krijimin e vendeve të punës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *