Disa njerëz të armatosur kanë rrëmbyer 8 persona, përfshi edhe një fëmijë 1 vjeç në një spital në Nigeri.
Dy janë infermiere, njëra me fëmijën e saj një vjeçar, një teknik laboratori, një roje sigurie dhe një anëtar tjetër i stafit, ndërsa 2 personat e tjerë ende nuk janë identifikuar.
Pas kësaj ngjarjeje, grabitësit sulmuan gjithashtu një stacion policor.
Së fundmi Nigeria është goditur nga një valë rrëmbimesh të njerëzve. Kjo gjë ndodh për të marrë shpërblimet nga të afërmit dhe familjarët e viktimave.
Brenda pak kohësh në këtë spital kanë ndodhur tre rrëmbime.
/Burimi: Reuters/ Përshtati: Priza.al/