U aludua se hodhi benzinë brenda Kuvendit, Elda Hoti sqaron: Hodha parfum si shenjë revolte

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti gjatë seancës sot në parlament ka nxjerrë një shishe të vogël duke spërkatur deputetët e mazhorancës. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e përjashtoi atë pasi u aludua se hodhi benzinë.

Elda Hoti dërgoi një mesazh në emisionin Opinion ku sqaroi situatën që ndodhi brenda në Parlament.

“Nuk kam hedhur benzinë, por parfum si shenjë revolte pas dhunimit të deputetëve nga ana e Gardës, të cilët e theksoj nuk ishin të përjashtuar. Me urdhër të Spiropalit ne nuk jemi futur dot për 30 minuta, na u mohua ushtrimi i detyrës sonë të drejtë të cilën nuk na e kanë dhënë këta të korruptuar, por qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Kjo është e paprecedentë, nuk mjaftoi kjo…Në shkelje të rregullores dhe çdo ligji futën Policinë në Kuvend dhe kërcënuan deputetët. Tentativë për të trembur opozitën, Edi Rama nuk do t’ja dalë”, sqaroi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *