Vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike, policia vë në pranga 30-vjeçarin

Policia në Sarandë ka arrestuar një 30-vjeçar pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes me dhunë në një banesë si dhe akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Shtetasi me iniciale G.O., në bashkëpunim me shtetasin S.Ç., dyshohet të kenë kultivuar lëndë narkotike në Finiq të Sarandës.

30-vjeçari dyshohet të ketë vjedhur një sasi parash në një banesë të Finiqit.Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimet e mëtejshme ndaj këtij shtetas.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. O., 30 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.Shtetasi G. O, në bashkëpunim me shtetasin S. Ç,( i cili është vënë në pranga nga Policia në muajn Korrik) janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike kanabis të konstatuara në datën 09.07.2020, në vendin e quajtur “Dërmish”, Finiq.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se në datën 05.11.2020, ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh në banesën e një shtetaseje në Finiq.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *