Ai u arrestua para disa ditësh në Kavajë, nën akuzën e korrupsionit.

Prokurori ishte prej kohësh në përgjim nga SPAK dhe u kap teksa i kërkoi vëllait të një dënuari, shumën e 2 mijë eurove, për të ulur dënimin.

Karriqi është dënuar me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut të vendosur.

Ndaj vendimit të KLP-së, Karriqi ka të drejtë të bëjë ankimin në Gjykatën Administrative të Apelit.

/Priza.al/