Pasditen e sotme në orën 18:00, Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë. Në takim pritet të mbajë fjalën edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Kjo mbledhje vjen dy ditë para zhvendosjes së protestës në dyert e Parlamentit Europian në Strasburg.
30 deputetë do të protestojnë më 23 tetor para Parlamentit Europian në Strasburg për gjendjen sipas tyre në Shqipëri.