Në mbledhjen e Komisionit Hetimor ka ndodhur debate të ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecat.
Vokshi i drejtohet Ndrecat duke i thënë që ke hall të madh.
Vokshi: Ke hall të madh, s’ta zgjidh dot ky Komision. Me kapele pa kapele me prona pa prona, nuk ta zgjidhim dot.
Ndreca: Se çfarë halli kam unë, lëre hallin tim por shiko hallin tënd, por do e shohësh se çfarë halli kam unë. Mos u shqetëso për veten, por për Partinë Demokratike.
Vokshi: Një pallat një votë. Imagjinoje çfarë deputeti (i drejtohet një prej anëtarëve të mazhorancës).
Ndreca: Zonjë, nuk intimidon njeri. Jeni të pabesueshëm. Nuk e ke kuptuar që s’e intimidon dot mazhorancën.
Vokshi: Ti ke hall të madh se do shkosh në SPAK. Hall ka ai që është në kryen tuaj. Shiko hallin e Surrelit, se aty bëhen listat!
Ndreca: Të shkuarit në SPAK për mua nuk përbën problem fare. Nuk të japim llogari ty, por më lër ta shpjegoj. Nëse ka pengesë për komisionin jeni ju, me sjelljen, intimidimin dhe presionin që bën. S’ma ndjen fare se çfarë thua ti, vetëm se të kam në krah, por nuk ma ndjen hiç se çfarë thuaj ti. Keni bërë dakordësi, me shkresë. Ju s’lini njeri me fol.