Arrestohet Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar sot në mesditë në Tiranë.
Meta ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK. Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së. Megjithatë Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen CEZ-DIA.
Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK ndaj ish-deputeti Halit Valteri.