Kundërshtari i Erdogan, Fethullah Gulen ka humbur jetën në moshën 83-vjeçare në SHBA.
Erdogani e akuzoi Gulen për grushtin e shtetit të dështuar të vitit 2016.
Fethullah Gulen, i cilësuar edhe si drejtues i lëvizjes “Gulen”, me aktivitet edhe në Shqipëri, njoftohet se ndërroi jetë në Pensilvani të SHBA-ve, ku jetoi pasi u transferua në SHBA në vitin 1999.
Ai qëndronte i shtruar në spital në Pensilvani për disa sëmundje.
Herkul, një faqe interneti e lidhur ngushtë me organizatën FETO, publikoi një deklaratë në platformën , X (ish Twitter), duke konfirmuar vdekjen. Në postim shkruhej: “Sot (20 tetor), Fethullah Gulen ka ndërruar jetë”.