Ish ambasadorja e BE Romana Vlahutin me anë të një postimi në platformën X ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të partisë së lirisë Ilir Meta.
Vlahutin shprehet se kjo është forma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj.
“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Kjo është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, shkruan ajo.