Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ashpër pas arrestimit të Ilir Metës, duke e cilësuar atë si një veprim të dhunshëm.
Në një postim në Facebook, Paloka deklaron se në Shqipëri nuk ekziston drejtësia, por një sistem që vepron në funksion të kryeministrit Rama.
Postimi i Plotë:
Një bandë kriminale nën urdhrat e Ramës, që po kalon dhe Sigurimin e Shtetit me aktet kundër opozitës! Mjaftojnë pamjet e rrëmbimit te ish-Presidentit, ish- Kryetarit të Parlamentit, ish-Kryeministrit të vendit dhe kryetarit të partisë së dytë më të madhe opozitare, nga ajo polici që shoqëronte me temena “Escobarin e Ballkanit”, për të kuptuar se këtu nuk ka një drejtësi në veprim po një mostër që vepron në funksion të konsolidimit të rrëgjimit të tij diktatorial por dhe hakmarrjes së tij prej burracaku! Sot, pas fakteve të bëra publike, do duhej të vihej në pranga pikerisht Edvin Rama!