Shtyhet seanca për njohjen me masën e sigurisë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja. Avokatët e ish-deputetit socialist kërkojnë kohë të njihen me dosjen. Seanca është shtyrë nga gjyqtari Erion Bani deri në momentin që avokatët do të jenë gati.
Ish deputetit socialist akuzohet per tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Socialisti u arrestua pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’, ku u zbulua se informacionet sekrete shtetërore që Çyrbja, arrinte t’i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ua jepet grupeve kriminale, mes tyre Altin Hajrit.
Një nga rastet e evidentuara është dhe informimi i Altin Hajrit për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës, ndërsa ky i fundit i siguroi vota në qarkun e Durrësit, ku Çyrbja ishte edhe në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021