Ditën e sotme stuhia “Ashley” pritet që të godasë Britani e Madhe me një shpejtësi maksimale prej 35. 7 metra në sekond në disa pjesë të vendit. Shërbimi Meteorologji Britanik lajmëron që kjo stuhi do të rrezikojë jetën e njerëzve si dhe priten edhe përmbytje.
Paralajmërimet për erë të fortë dhe shi janë në fuqi në pjesë të ndryshme të Britanisë së Madhe, dhe një paralajmërim i verdhë i motit është në fuqi për të gjithë Skocinë dhe Irlandën e Veriut për shkak të stuhisë, njoftoi Sky News.
Një paralajmërim i verdhë i motot është në fuqi deri në mesditën e sotme në jugperëndim të Anglisë dhe Uellsin Jugor dh ka rrezik për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.