Spiropali: Shqipëria ka pasur boom në turizëm, ka tregues rekord

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u shpreh se Shqipëria ka pasur boom të turizmit në vitet e fundit.

Spiropali tha se brenda 1 viti numri i turistëve është pothuajse 4 herë sa popullsia e vendit.
Ajo shprehet se kjo tregon potencialin dhe tërheqjen që ka Shqipëria në botë.

“Ne po punojnë që kjo prirje të vijojë në vitet në vijim, megjithatë për të rritur tërheqjen e turistëve të huaj po punojmë për të zgjeruar qasjen e fermerëve shqiptarë në tregun e turizmit të vendit, përfshirë këtu edh sigurimin e ushqimeve të vendit me cilësi. Duhet ndërhyrje për të rritur prodhimin në sektor, kjo do të hapë rrugën e fermerëve shqiptarë drejt eksporteve dhe tregjeve të huaja më pak të kushtetueshme. Po zgjerojmë mbështetjen me subvencione”, tha Spiropali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *