Blushi publikon pamjet e arrestimit të Metës: Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit dështoi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në rrjetin e tij social ka publikuar pamjet e djeshme nga momenti i arrestimit të Ilir Metës. Blushi shprehet se skenari kriminal destabilizues për eleminimin fizik të presidentit Ilir Meta dështoi.

Ai thekson se “skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!”

“Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet! Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot. Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart. Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist!”, shkruan Blushi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *