Kamala Harris grumbullon 633 milionë dollarë për fushatën zgjedhore

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris, ka grumbulluar 633 milionë dollarë për fushatën e saj, sipas raportimeve nga Associated Press. Kjo shifër, së bashku me fondet e tjera, e çon totalin e mbledhjeve për fushatën parazgjedhore mbi një miliard dollarë, duke i dhënë asaj një avantazh të dukshëm ndaj Donald Trump, vetëm dy javë para zgjedhjeve.

Komiteti Kombëtar Demokratik mblodhi 360 milionë dollarë në shtator, ndërsa ekipi i Harris shpenzoi 270 milionë dollarë për të arritur tek votuesit. 95% e donacioneve ishin nën 200 dollarë, me rreth gjashtë milionë donatorë që kontribuan më shumë se 13 milionë dollarë, përfshirë shumë që dhuruan për herë të parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *