E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horn zhvilloi sot një takim me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.
Takimi vjen pasi Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale pas arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta ditën e djeshme në Tiranë. Ministri u ktheu përgjigje analistëve që kritikuan policinë për mënyrën e ndalimit të Metës.
Hoxha thotë se Meta u ndalua nga Forca Lëvizëse Operacionale, forcë e cila është e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit.
Hoxha shton se Meta ka kundërshtuar forcërisht që t’i nënshtrohej vendimit të gjykatës kur mori dijeni për të.
Kjo sipas ministrit të Brendshëm është zanafilla e ngjarjes nga ku fillon arsyetimi që sipas protokollit Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi.