Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK për akuza korrupsioni, pastrimi parash dhe mosdeklarim pasurie.
Nesër, në orën 09:30, do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë në gjykatën e Tiranës. Përveç Metës, do të shqyrtohen edhe çështjet lidhur me lobimin në SHBA dhe aferën CEZ-DIA, ku përfshihen dhe akuzat ndaj Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut.