Sllovakia, një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, ka vendosur ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë një çerek shekulli pas hapjes së saj. Qeveria e Kosovës nuk e ka komentuar mbylljen e Zyrës Sllovake.
Qeveria e Sllovakisë do ta mbyllë Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, në një hap që largon përpjekjet për njohje të shtetit të Kosovës.
Mbyllja e Zyrës Ndërlidhëse i është konfirmuar Radio Kosovës nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Evropiane e Republikës së Sllovakisë.
“Sipas vendimit të Qeverisë Sllovake, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovakisë në Prishtinë do të mbyllet deri më 31 dhjetor 2024, për shkak të riorganizimit të rrjetit diplomatik dhe zvogëlimit buxhetor”, thuhet në një përgjigjen e Departamenti të Komunikimit të MPJ-së sllovake.
Vendimi për mbylljen e Zyrës në Prishtinë, është marrë muajin e kaluar pasi kabineti i majtë-nacionalist i kryeministrit, Robert Fico, po shtyn përpara një agjendë që riformon institucionet dhe politikën e jashtme sllovake.
Ministria e Jashtme e Kosovës nuk e ka komentuar mbylljen e zyrës në Prishtinë dhe as ndikimin që mund të ketë ky vendimin në raportet me mes dy vendeve.