Pensionistët protestë para Kryeministrisë: Kërkoj pension 400 mijë lekë

Ditën e sotme përpara Kryeministrisë janë mbledhur pensionistët të cilët po protestojnë.

Ata po protestojnë në lidhje me pensionet e tyre dhe kërkojnë rritje të pagave. Protestuesit shprehen se nuk janë vlerësuar aq sa duhen dhe kërkojnë rritje pensioni.

“Këta hajdutë na kanë bërë për të mbytur veten. Gruan e kam sëmurë, vajzën e kam sëmurë. Marr vetëm 180 mijë lekë, 4 mijë lekë përfitova nga indeksimi. Më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë leke, nën këtë pension s’duhet të ketë. Ne e ndërtuam Shqipërinë. Çfarë nuk kemi vuajtur, A ju vjen turp. Presidenti 4 mln, është vetëm 1 kukull, deputetët 3 mln rrogë, por janë në kurriz tonin. Na vjen keq, nëse nuk i mbushet mendja na ka mbetur vetëm të kapim armët. O të na rrisë pensionin, ose të ikin”, tha pensionisti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *