Grupi Parlamentar i PD takim me përfaqësues të EPP: Burgosjet politike na kanë rikthyer 34 vite pas

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën në Parlamentit Europian. 5 deputetët e partisë demokratike Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët z. Lukas MANDL dhe Davor Ivo STIER, përfaqësues të grupit parlamentar të EPP në Parlamentin Europian.

Bardhi me anë një postimi në rrjetin e tij social shprehet se partia demokratike mbështet plotësisht integrimin europian të Shqipërisë.

“Ndryshe nga Edi Rama, për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike integrimi duhet të ndodhë më së pari me respektimin e vlerave europiane në qeverisjen e vendit, ku në themel duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve, mbrojtja e interesit publik, lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vend të reformave që afrojnë Shqipërinë me BE, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas.”, shprehet Bardhi.

“Heqja e lirisë së Liderit të Opozitës në një vit zgjedhor, duke cënuar parimin universal të prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncoi lidhjet krim i organizuar–qeverisje, duke cënuar shenjtërinë e lirisë së shprehjes, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje. Edi Ramës nuk i mjafton më për të mbajtur pushtetin vetëm përdorimi i krimit të organizuar apo paratë e pista të korrupsionit. Prandaj edhe ka kaluar në një fazë tjetër, në atë të asgjësimit me çdo mjet e çmim të kundërshtarit politik. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse Shqipëria është më e madhe dhe më e rëndësishme se etja e tij e sëmurë për pushtet personal dhe absolut.”, shkruan Bardhi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *