Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ndodhet në Kryeministri pasditen e sotme dhe është pritur me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama.
Von der Leyen shprehet se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt Bashkimit Europian teksa thotë për Kryeministrin Rama se po tregon vizion dhe durim, gjë e cila e cila po shpërblehet.
“Gëzohem që nisa turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së. Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim. Dhe kjo po shpërblehet”, tha Ursula von der Leyen.