Përleshje masive në një diskotekë në Prishtinë. Sipas raportit të policisë gjatë kësaj përleshje pati edhe të shtëna me armë zjarri.
“Pas raportimit për të shtëna me armë, policia në vendin e ngjarjes ka hasur në dy meshkuj kosovarë njëri i plagosur nga arma, ndërsa tjetri me lëndime. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishek.
Lidhur me incidentin janë arrestuar 13 persona të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qeli, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është arritur të identifikohet dhe sekuestrohet edhe një armë AK 47.