Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka mbyllur vizitën e saj në Tiranë.
Ditën e djeshme Von der Leyen u takua me kryeministrin Edi Rama ku dhe zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërsa sot ajo u takua me presidentin Bajram Begaj.
Von der Leyen shkruan në platformën X se “Faleminderit për një takim të mirë me Bajram Begaj. Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë. Si dhe perspektiva juaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”.
Ajo erdhi në Tiranë vetëm pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE.