Ish zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj është paraqitur në SPAK.
Ai do të pyetet në lidhje me ngjarjen e 21 Janarit.
Kuliçaj është thirrur për të dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimin e vrasjes së katër protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.