Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët kishin vjedhur kasafortën e një marketi.
21-vjeçari R.S., banues në Pukë dhe 36-vjeçari A.P., banues në Tiranë, më datë 21 të këtij muaji kanë vjedhur 1 500 000 lekë në kasafortën e një marketi në rrugën e Dibrës.
Gjatë kontrollit në banesën e 21-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municionin luftarak dhe një pjesë të parave të dyshuara të vjedhur, si dhe veshje që kanë përdorur gjatë vjedhjes.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.