Grupi i PD në PE: Rama po kërcënon të ardhmen europiane të Shqipërisë

Grupi i Partisë Demokratike është takuar me eurodeputetin Marco Tarquinio, Kryetar i Komitetit të Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri dhe përfaqësues i grupit parlamentar “Progressive Alliance of Socialists and Democrats”.

Bardhi me anë të një postimi shprehet se kjo vizitë në PE ishte edhe për tu njohur dhe uruar suksese në detyrën e re eurodeputetit Marco Tarquinio.

“Informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, është e vetmja mënyrë për të ndihmuar për të çliruar Shqipërinë nga një qeverisje e kriminalizuar dhe e korruptuar, që synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të liderit të saj, apo kërcënimin e çdo kundërshtari politik që i shërben interesit publik dhe denoncon korrupsionin dhe krimin e organizuar.”, shkruan Bardhi.

Ai thotë që Tarquinio u informua edhe për qëndrimin e PD për mbledhjen e javës së ardhshme të SAPC në Tiranë.

“Shqipëria europiane është projekti i çdo shqiptari të ndershëm dhe kjo kërkon angazhimin e cilitdo për t’i dhënë fund keqqeverisjes 12-vjeçare së Edi Ramës, si dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme që garantojnë zgjedhjet e lira e të ndershme, luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe shkëputjen e lidhjeve mes Qeverisë dhe krimit të organizuar.”, thotë Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *