Ish-shefi i antidrogës në Fier, i cili gjendet në azil politik, për shkak se përndiqej nga shteti shqiptar, pasi denoncoi për herë të parë përfshirjen e policisë së Vlorës në trafikun e kanabisit drejt Italisë, Dritan Zagani, ka komentuar megaoperacionin “Shpirti”. Ai është shprehur se ka vite që ka thënë se si funksiononte trafiku në Vlorë, duke shtuar se krimi i organizuar në vendin tonë ka mbështetjen politike.
Sipas tij pushtetarët e kanë marrë pushtetin me për të organizuar trafikun e drogës, teksa thekson se shteti nuk bëhet me urdhra partie por vetëm me zbatimin e ligjeve.
Ai është shprehur se ka ngelur i surprizuar për Sotën, por që për Festim Lelaj, gjërat diheshin që atëherë. Ai thotë se Leli që prej kur u emërua në detyrë nga Saimir Tahiri, kishte ulur pazarin që të kalonin gomonet me lëndë narkotike.
Më tej shprehet se Lelaj është ‘peshku’ i vogël, teksa shton se Kryeministri Edi Rama, është ai që ka dhënë derektivën “Kam ngelur i surprizuar për Maksim Sotën, dhe nuk mund të them gjë se si qëndron e vërteta. Kemi pasur një organizim shumë korrekt, nuk kishte ndonjë gjë që mund të dyshohej. Për trafikantin tjetër që quhej “Kokë Lopë” Gjërat diheshin që atëherë. Problemi nuk qëndron ishin apo nuk ishin këto trafikantë, problemi qëndron se kush u dha pushtet këtyre trafikantëve. Kush i ngarkoi me detyrat dhe pikat kyçe këta trafikantë.
E dini ju me të marrë Ministrinë e Brendshme, Saimir Tahiri, Festim Lelaj është emëruar shefi i hetimit të drejtorisë së Kufirit të Vlorë në atë kohë. Në atë kohë flitej që trafikantët jepshin 20-25 mijë euro, për të liruar vendin për të kaluar një gomone, ndërkohë Festimi e kishte ulur pazarin e kishte bërë 15 mijë. SPAK ka zbatuar ato urdhra arreste që kanë ardhur nga antimafia. Kjo është një censurë e thjesht. Nëse bëhet gjithë kjo bombë me peshqit e vegjël, koka nuk do të gjendet kurrë. Nuk kanë ku ti gjejnë kokat sepse koka është kryepushtetari i vendit. Pse Edi Rama nuk i dinte këto punë, i doli dru i shtrembër Saimir Tahiri? Është Edi Rama ai që e ka dhënë direktivën, këta kanë qenë vetëm punëtor, Festimi ka qenë peshk i vogël, peshk nga ata që nuk bie fare në sy.”
Më tej Zagani shton se ai është arrestuar nga bandidët duke qenë se asokohe po merrej me hetimin e tyre.
“Kam vite që kam thënë se si funksiononte sistemi i trafikut në Vlorë, ka vite që kam thënë se si ishte në mbështetje e policisë dhe të shtetit, kam vite që kam thënë që pa mbështetjen nga lart dhe pa mbështetjen politikës nuk mund të bëhet trafiku. Ka shumë kohë që kam thënë për format e reja të trafiqeve që po përdoret në mafien shqiptare. Kam thënë një të vërtetë që po bëhet realitet. Problemi është se kur do të filloj të funksionoj shteti, kur në vendin tonë, hallka si policia, prokuroria dhe Gjykata do të jenë në zbatimin e ligjit. Nuk bëhet shteti me urdhër partie, por vetëm me zbatimin e ligjeve. Për Festim Lelaj, kanë pasur informacion se ishte trafikant i rëndomtë që në atë kohë.
Unë nuk bëja denoncime, bëja hetime. Natën që jam arrestuar, unë jam arrestuar me çelësat e zyrës dhe të kasafortës sime në xhep, dhe zotërinjtë, nuk i morën çelësat për të hapur kasafortën. Por kanë vajtur të nesërmen, kanë thyer derën e zyrës dhe kanë thyer kasafortën e zyrës. Kjo i thotë të gjitha për mua. Këto kanë vepruar si bandë me marrjen e pushtetit, sepse ishin bandë dhe trafikantë. Këta e morën pushtetin për të organizuar trafikun e drogës, për të organizuar krimin e organizuar, e vunë shtetin në shërbim të krimit të organizuar. Janë shkatërruar të gjithë provat.
Unë hetoja banditët dhe banditët më futën në burg, nuk e di se çfarë mund të them më shumë. Ai shprehet se operacioni është shitur, përderisa kanë ikur dy badigardët e ish- Ministrit Saimir Tahirit.
“Kur lexova komunikatën e policisë që ishin arrestuar badigardët, fillova të mendoj se diçka ka funksionuar mirë, por kur mor vesh që badigardët, nuk ishin ndaluar atëherë ka funksionuar si gjithë operacionet e tjera në Shqipëri. Ju e dini se si kanë funksionuar gjërat që me italianët me gjermanët dhe FBI-në amerikane. Jo është dekonspiruar por kjo është shitur, përderisa kanë ikur badigardët.
Nuk ka ardhur momenti që të përmenden disa emra të rinj që kanë marrë pozitën e re që kanë marrë në pushtet nuk e kanë demonstruar veten se çfarë krahu mbajnë. Kam shumë që i dinë por nuk guxojnë ti thonë.”
/Burimi OraNews/