Zbulohet një magazinë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në Korçë, ku thaheshin bimë narkotike dhe përgatitej lëndë narkotike për t’u shitur. Kapen në flagrancë në ambientet e magazinës, 7 persona. Arrestohen pronari i magazinës dhe bashkëpunëtori i tij. Në pranga edhe 2 persona, si dhe në hetim 3 gra për moskallëzim të krimit.