Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me përleshje në Torovicë, Lezhë, mbrëmjen e sotme, ku një prej tyre është plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Fillimisht, u raportua për të shtëna me armë, por policia konfirmoi se ngjarja ndodhi përmes përdorimit të sendeve të forta. Deri më tani, motivi i përplasjes dhe rrethanat e saj mbeten të paqarta.
Forcat e policisë kanë arritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e autorëve dhe dinamikës së krimit.