Krisja e miqësisë me Mikelën, Efi: Ziheshim si macja me miun

Efi Dhedhes në emisonin “Goca & Gra” ka treguar për krisje e miqësisë mes saj dhe Mikelës.

Ajo shprehet se me Mikelën nuk kanë më raporte pasi vetëm ziheshin.

“Disa njerëz duhet t’i duash, t’i vlerësosh për aq kohë sa i ke. Dhe për sa kohë gjërat tuaja nuk përshtaten më me njëri-tjetrin, atëherë është momenti të ndaheni dhe secili të shohë jetën e tij. Do ta lidhim pak me përse nuk themi dot jo. Ky është pak defekti im si individ. Mund ta lidh dhe me shoqërinë. Nuk kam ditur ndonjëherë të them jo. Nuk u zumë. Thjesht kemi diskutuar dhe kemi kuptuar që nuk përshtatemi aspak fare. Ziheshim shumë shpesh, ishim si macja me miun. Ndodhte gjithë kohës që kishte hatërmbetje, qoftë nga ana ime, qoftë nga ana e saj. Dolëm në një konkluzion që nuk mund të jemi më shoqe, u shpreh Efi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *