Një 15-vjeçare ka tentuar të vetëvritet në ambientet e një hoteli në qytetin e Korçës. Vajza, e cila është nga Burreli, ka konsumuar një sasi medikamentesh dhe është dërguar menjëherë në spital. Aktualisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia njoftoi se rastin e ka referuar në Prokurori. Materialet procedurale janë dërguar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për hetime të mëtejshme.
Arsyet që kanë çuar 15-vjeçaren drejt këtij akti ende nuk dihen, dhe grupi hetimor po punon për të sqaruar situatën.
Gjithashtu janë regjistruar edhe 2 raste të tjera të vetëvrasjeve.
Sipas njoftimit të policisë, një 33-vjeçare, J. K., nga Korça, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh në banesën e saj. Ajo aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Më serioz është rasti i shtetasit Gj. J., 39 vjeç, nga fshati Udënisht, i cili ka tentuar të vetëvritet duke u varur në banesë. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Materialet për këto raste janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.