Arrestohet për herë të dytë në Dubai, Durim Bami drejt Shqipërisë?

Durim Bami është arrestuar për herë të dytë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Abu Dhabi e ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit. Nuk përjashtohet mundësia që Interpol ritet të ndjekë të njëjtën procedurë si me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Bami u arrestua në verë për herë të parë dhe më pas u lirua pasi përfunduan afatet e paraburgimit. Bami është një nga krerët e bandave të hetuara në dosjen voluminoze të mundësuar falë komunikimeve të kryera në aplikacionin SKY ECC.

45-vjeçari akuzohet për organizimin dhe porositjen e vrasjes së mbetur në tentativë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, pasi ky i fundit organizoi një atentat ndaj tij në nëntor të vitit 2020. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *