Në Tiranë po mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, që do të zgjasë sot dhe nesër. Diskutimet do të fokusohet në katër tema kryesore:
Sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit
Liria e medias dhe zgjedhjet
Zhvillimi ekonomik dhe turizmi
Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal
Hapjen e takimit do ta bëjnë Toni Gogu, kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.