Arrestohet në Morinë 38-vjeçari nga Kosova i dënuar për trafik droge

Një shqiptar nga Kosova, Burim Bajrami, 38 vjeç, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës teksa përpiqej të hynte në Shqipëri.  Ai ishte i dënuar me 6 vjet burg në Maqedoninë e Veriut për trafikim të narkotikëve dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Interpol, vazhdon procedurat për ekstradimin e tij. Ai i ka mbetur rreth një vit e gjysmë për të vuajtur nga dënimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *