Mëngjesin e sotëm, shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër të Lezhës u gjet e grabitur. Xhamat e dritares së katit të dytë ishin të thyera, dhe stafi i shkollës raportoi se hajdutët kishin marrë një sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurisë, dhe disa sende të tjera.
Megjithatë, policia, në një njoftim të mëvonshëm, theksoi se edhe pse xhamat ishin të thyer, nuk kishte prova për vjedhjen apo dëmtimin e materialeve brenda shkollës.
Rreth orës 08:00, stafi njoftoi autoritetet për incidentin, por deri tani nuk ka pasur ndonjë arrestim në lidhje me grabitjen.