Në Budva, u zhvillua me sukses Konferenca Ministeriale BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, e organizuar nga presidenca hungareze dhe e mikpritur nga Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi.
Gjatë konferencës, u diskutua për drejtësinë digjitale dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në sistemin e drejtësisë. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit gjyqësor ndërkufitar në fushën penale me vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimin Evropian dhe Amerikën Latine. Një temë e rëndësishme ishte mbrojtja dhe kompensimi i viktimave të krimit, si dhe krijimi i regjistrit të kompensimit të dëmeve.
Në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030, u prezantuan Udhërrëfyesi i Shtetit të së Drejtës iniciativat për Drejtësinë Elektronike , si dhe zhvillimi i kuadrit ligjor për Provat Elektronike 🧾, që pritet të hyjë në fuqi në 2026. Këto nisma synojnë të ndërtojnë një sistem drejtësie transparent dhe gjithëpërfshirës.
Shqipëria po ecën me hapa të sigurt në digjitalizimin e drejtësisë, me një angazhim të fortë për implementimin e Inteligjencës Artificiale në përputhje me standardet më të mira evropiane, duke ofruar një platformë të fortë për qytetarët dhe bizneset.
#DrejtësiDigjitale #MinisterialiDrejtësisë #BashkëpunimRajonal