SPAK bën një tjetër hap për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Motra e Fatime Kryemadhit, tezja e Monika Kryemadhit, u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela.
Vendimin e zbardhur e tërhoqi mesditën e kësaj të marte në sekretarinë e Gjykatës.
Të mërkurën e kaluar, gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, vlerësoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën dhe caktoi tre masa të tjera sigurie “detyrim paraqitjeje”, përfshirë Monika Kryemadhin.