Kryeministri Albin Kurti njoftoi se pagat e të gjithë punonjësve të sektorit publik do të rriten nga janari i vitit të ardhshëm. Rritja do të jetë 20% për mësuesit, ushtarët dhe policët, ndërsa funksionet e larta drejtuese do të përfitojnë një rritje më të vogël, prej 5-7%.
Sipas Kurtit, vlera e koeficientit do të mbetet 110 euro, por njësitë e koeficientit do të rriten me 1 gjatë vitit. Kjo do të thotë se nga janari, çdo punonjës do të marrë një rritje prej 55 euro, me një tjetër rritje të ngjashme në korrik.
Kryeministri i Koosvës kërkoi mbështetje nga opozita për kalimin e buxhetit në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e këtij vendimi në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje ka humbur disa deputetë dhe ka nevojë për mbështetje për kuorum.