Ngjarja e rëndë që mbuloi arrestimi i Ilir Metës. Kredo Financë detyroi Fatimen Gashin të digjej me benzinë para Bashkisë së Durrësit për 16 mijë lekë

Nga Adriatik Doçi

Arrestimi demostrativ i Ilir Metës, mesditën e 21 Tetorit 2024, mbuloi një ngjarje tronditëse në Durrës. Fatime Gashi, 58 vjeç, nga Qyteti i Durrësit, e cila kishte marrë një kredi 1 milionë lekë të vjetra tek Kredo.al (Mondo Financë, Kredo Financë, ECFA), i vuri flakën vetes para Bashkisë së Durrësit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kulmin e hetimeve për bandën e mikrokredive, ku GJKKO, ditët e fundit, ka urdhëruar që të gjitha dosjet në Prokurorinë e Tiranës t’i kalojnë SPAK-ut, si një strukturë që ka besimin e publikut.

Fatimja u ‘sekustrua’ me shpejtësi nga policia, duke e zhvendosur në QSUT, jo vetëm për t’u shëruar, por edhe për t’u mbajtur në fshehtësi dhe larg vëmendjes së publikut, i cili ende ka në kujtesë Pal Trashajn, që u vetëflijua para zyrës së kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, pasi BKT i kishte bllokuar llogaritë bankare.

Fatime Gashi, para aktit ekstrem, ishte përballur me presione nga operatorët e Kredos, me emër të ndryshuar në ECFA. Zonja Gashi kishte për të shlyer kredinë dy muajt e fundit korrik-gusht. Bëhet fjalë për 160 mijë lekë të vjetra.

Arsyeja se pse zonja Gashi nuk kishte mundësi të shlyente kredinë që kishte marrë me një kartë identiteti, pa asnjë të ardhur ishte mbajtja e frymës gjallë, pasi jetonte vetëm me pensionin e bashkëshortit të saj të vdekur që ishte i vetmi burim të ardhurash i Fatime Gashit për të paguar qiranë e shtëpisë dhe ilaçet e sëmundjeve të saj.

Mashtruesit e Kredos e dinin që Fatimja s’kishte asnjë burim parash, megjithatë e futën në rrjetin mafioz “jep 1 milion pa interes”. Këstet i paguan më pas gjaku ose vdekja!

Opozita e katit të tetë nuk e ka në target Fatimen dhe mijëra viktimat e Kredos ashtu si nuk e pati Palin e MCA-së. Ka një arsye për këtë “harresë”. Paratë e pista ruse janë para që financojnë edhe tubimet e dëshmorëve të SPAK, Meta&Berisha.

Kosova dhe vende të tjera i kanë dëbuar kërpurdha të tilla financiare me origjinë ruse, të cilat janë kredi me një kartë identiteti dhe deri në 800 %, duke të sekustruar më pas shtëpinë për një sobë apo frigorifer me këste, ndërsa në Shqipëri ato lulzojnë.

Deri kur?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *