Ditën e djeshme u zhvillua protesta e opozitës e cila zgjati rreth 3 orë. Policia e Tiranës ka proceduar 30 protestues dhe 4 deputetë të Partisë Demokraike.
Deputetët e proceduar janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.
Ata bllokuan rrugën dhe akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit. Ndërsa protestuesit djegën disa goma dhe koshat e mbeturinave.