Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela, ka ndarë një foto nga qelia e komisariatit të Elbasanit, ku kaloi natën pas ndalimit të tij nga policia gjatë protestës së djeshme. Ai ka konfirmuar se sapo është liruar dhe ka falenderuar mbështetësit për telefonatat dhe mesazhet e tyre.
Çela e cilëson regjimin si të papërgjegjshëm dhe pohoi se metodat e përdorura nga ai janë të ngjashme me ato komuniste.
“Të dashur miq, sapo jam liruar nga komisariati i Elbasanit.
I ndaluar për protestën e djeshme së bashku me kryetarin e PL Pogradec, mjekun Gentian Çala dhe anëtarin e kryesisë së PD, z. Luan Tollozhina.
Dua t’u falenderoj të gjithëve për mbështetjen, telefonatat dhe mesazhet e panunërta.
Mënyrat komuniste të regjimit trembin e frikësojnë askënd.
E gjitha është vetëm treguesi i qartë i grahmave të fundit të një regjimi që mbahet në këmbë nga krimi që drejton dhe vendos deputetë, ministra dhe i jep oksigjen dikujt që ende vetëquhet kryeministër.
Për gjithçka do të përgjigjen një ditë, madje me kamatëvonesë.
Faleminderit nga zemra”, shkruan Çela.