Shërbimet e Forcës Operacionale kanë arrestuar Rauf Hoxhaj, një 30-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Forest”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e 320 bimëve narkotike në fshatin Trevllazër.
Pas informacionit të siguruar, policia intensifikoi kërkimet dhe arriti të kapë Hoxhajn, i cili kishte një vendim gjykate për “Arrest në burg” për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Ai akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët u arrestuan gjatë operacionit në muajin qershor.
Materialet janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.