Agron Shehaj në Kuvend: Sekuestroni 102 kontejnerët me mbetje toksike

Agron Shehaj kërkoi sot në Kuvend zbatimin e urdhrit të Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve në Portin e Durrësit, të cilët dyshohet se përmbajnë mbetje toksike.

“Ajo që ndodh jashtë portit të Durrësit është alarmante. Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e këtyre kontejnerëve, pasi dyshohet se ndodhen 800 tonë mbetje toksike që dëmtojnë jetën e qytetarëve dhe i përkasin KURUM-it. Ministri i Brendshëm duhet të shpjegojë pse nuk e zbatojnë urdhrin e prokurorisë,” tha ai.

Shehaj e cilësoi situatën si qesharake dhe akuzoi qeverinë për tallje me qytetarët dhe institucionet. “Si mund të sekuestroni diçka që ndodhet në mes të detit? Zbatoni ligjin! Nuk po bëni transparencë, por së paku respektoni urdhrin e prokurorisë. Kjo është një përpjekje për të fshehur trafikun e mbetjeve toksike në Portin e Durrësit,” përfundoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *