Ministri Ervin Hoxha ka reaguar në Kuvend ndaj kërkesave për zbatimin e urdhrit të Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve me mbetje rrezikshme.
Ai theksoi se po punohet për krijimin e infrastrukturës së duhur për të vendosur kontejnerët në hapësira publike, ku do të jenë nën mbikëqyrjen e policisë.
“Urdhri i Prokurorisë është nxjerrë një ditë të dielë. Ne jemi të koordinuar dhe siguroj se nuk jemi në periudha ku urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Këta janë kontejnerë, jo kuti kartoni që mund t’i fshehim,” tha Hoxha, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe mbikëqyrjes në trajtimin e mbetjeve.