Ministri Hoxha: Po krijojmë infrastrukturë për monitorimin e mbetjeve në Portin e Durrësit

Ministri Ervin Hoxha ka reaguar në Kuvend ndaj kërkesave për zbatimin e urdhrit të Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve me mbetje rrezikshme.

Ai theksoi se po punohet për krijimin e infrastrukturës së duhur për të vendosur kontejnerët në hapësira publike, ku do të jenë nën mbikëqyrjen e policisë.

“Urdhri i Prokurorisë është nxjerrë një ditë të dielë. Ne jemi të koordinuar dhe siguroj se nuk jemi në periudha ku urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Këta janë kontejnerë, jo kuti kartoni që mund t’i fshehim,” tha Hoxha, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe mbikëqyrjes në trajtimin e mbetjeve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *